Insajderi
Lajme

“Një grua e moshuar…” – Komandanti i zjarrfikësve konfirmon se një shtëpi është kapluar nga zjarri në Vushtrri

Insajderi
15 January 2026 - 23:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Një grua e moshuar…” – Komandanti i zjarrfikësve konfirmon se një shtëpi është kapluar nga zjarri në Vushtrri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi raportoi pak më parë për një tragjedi në rajonin e Mitrovicës, ku një person humbi jetën si pasojë e zjarrit.

Detaje të reja konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku një grua e moshuar dyshohet se ka mbetur e vdekur mes flakëve.

Lajmin për këtë tragjedi e ka konfirmuar Fadil Hyseni, komandant i Zjarrfikësve në Vushtrri, i cili bëri të ditur se operacioni është ende në vijim.

Sipas komandantit Hyseni, informata e parë është pranuar rreth orës 21:00.

Dyshimet kryesore janë se brenda shtëpisë ka mbetur një grua e moshuar e komunitetit serb, e cila nuk ka arritur të shpëtojë nga zjarri.

“Po dyshohet se brenda ka mbetur një grua e moshuar e komunitetit serb. Aksioni po vazhdon ende, zjarri nuk është lokalizuar plotësisht. Akoma nuk kemi diçka konkrete për gjendjen e saj”, deklaroi Hyseni për Klan Kosova.

Insajderi ka tentuar të marrë një konfirmim edhe nga Policia e Rajonit të Mitrovicës, por ata ende nuk janë përgjigjur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark