Policia e Kosovës ka lëshuar një thirrje publike për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin e tre personave, të cilët dyshohen për përfshirje në vepra penale të rënda.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e shfaqur në fotografitë e publikuara kërkohen për përfshirje në veprën penale ‘Prezantim i rrejshëm si person zyrtar’ dhe ‘Sulm’”.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, duke vepruar me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen apo identitetin e tyre, të lajmërojë menjëherë organet e rendit.
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes e-mail adresës: [email protected],” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.