Insajderi
Lajme

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tre personave të dyshuar

Insajderi
16 January 2026 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tre personave të dyshuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka lëshuar një thirrje publike për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin e tre personave, të cilët dyshohen për përfshirje në vepra penale të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar, personat e shfaqur në fotografitë e publikuara kërkohen për përfshirje në veprën penale ‘Prezantim i rrejshëm si person zyrtar’ dhe ‘Sulm’”.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, duke vepruar me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen apo identitetin e tyre, të lajmërojë menjëherë organet e rendit.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes e-mail adresës: [email protected],” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark