Insajderi
Lajme

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Insajderi
16 January 2026 - 15:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas vendimit, vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera.

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit, të datës 16 janar 2026, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e masës për tre të akuzuarit, duke theksuar nevojën për të siguruar rrjedhshmërinë e procesit gjyqësor.

“Vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Hashim Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt 2026”, njofton Gjykata Speciale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark