Insajderi
Lajme

Aksioni në MPB, katër të arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti- policia jep detaje

Insajderi
19 January 2026 - 14:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksioni në MPB, katër të arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti- policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në një lokal afarist.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, lidhur me rastin dyshohet se katër persona (tre burra dhe një grua) janë përfshirë në veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit në sektorin privat”, shkruan Insajderi.

“Përmes hetimeve të zhvilluara, ku janë aplikuar masat e veçanta të hetimit, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar veprat penale si: ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe “marrja e ryshfetit në sektorin privat””, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit janë sekuestruar përkohësisht: 7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante në lidhje me rastin.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, bën të ditur tutje policia. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark