Insajderi
Show

Vdes në moshën 93-vjeçare stilisti legjendar italian, Valentino

Insajderi
19 January 2026 - 20:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdes në moshën 93-vjeçare stilisti legjendar italian, Valentino
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Stilisti italian i modës Valentino Garavani, i njohur si Valentino, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Sipas një deklarate të publikuar në Instagram nga Fondacioni Valentino Garavani dhe Giancarlo Giammetti, Valentino u largua në paqe në shtëpinë e tij në Romë, i rrethuar nga familja e tij.

Fondacioni bëri të ditur se homazhet në nder të stilistit do të zhvillohen në Piazza Mignanelli më 21 dhe 22 janar. Më pas, shërbimi mortor do të mbahet të nesërmen në Bazilikën e Shën Marisë së Engjëjve dhe Martirëve në kryeqytetin italian.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark