Insajderi
Lajme

Populli vuan mungesën e rrymes, “modeli” Faton Peci pozon për fotografin e famshëm shqiptar

Insajderi
20 January 2026 - 20:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Populli vuan mungesën e rrymes, “modeli” Faton Peci pozon për fotografin e famshëm shqiptar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Faton Peci, një nga njerëzit më të fuqishëm në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk po shqetësohet edhe aq për gjendjen me energji elektrike.

Ndonëse qytetarët po janë në hall si shkak i reduktimeve me energji elektrike, Peci, i akomoduar si kryetar në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ka vendosur të pozojë për fotografin e njohur Fadil Berisha.

“Faleminderit, Mjeshtër! Faleminderit, Fadil Berisha”, ka shkruar Peci.

As Peci e as bashkëpartiakët e tij s’e kanë shkruar asnjë fjalë lidhur me reduktimet me rrymë, që po ua vështirësojnë jetën qytetarëve. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark