Insajderi
Lajme

Përmbyllet rinumërimi në Dragash, “kampion” i votave të hequra në këtë komunë kandidati i LVV’së për deputet

Insajderi
21 January 2026 - 11:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përmbyllet rinumërimi në Dragash, “kampion” i votave të hequra në këtë komunë kandidati i LVV’së për deputet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar në platformën elektronike për procesimin e të gjitha votave të numëruara në Komunën e Dragashit.

Nga 57 kuti të rinumëruara, 57 sosh janë procesuar rezultatet.

Tek lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Dragash rezulton një diskrepancë e madhe mes vendit të dytë nga i pari sa i përket heqjes së votave. Kandidati për deputet nga kjo komunë, Filiz Mustafa, rezulton t’i ketë 231 vota më pak nga 2,805 vota të rinumëruara.

Pas tij vjen Valon Hoti me 45 vota më pak, më pas Glauk Konjufca me 28 vota më pak e Albin Kurti me 20 sosh më pak.

Numër relativisht të madh të votave iu minusuan edhe kandidatit të PDK-së për deputet, Xhevahir Geci. Nga 264 vota të rinumëruara, 87 sosh iu janë hequr të njëjtit.

Megjithatë, Mustafa ngelet “kampion” në heqjen e votave si shkak i rinumërimit në këtë komunë.

Po vazhdon rinumërimi në nivel vendi. KQZ ka procesuar 856 kuti nga 2,557 sosh apo 33,48 për qind të votave të rinumëruara në platformën elektronike të tyre. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark