Insajderi
Insporti

Valon Berisha drejt Bosnjës: Mesfushori kosovar shumë pranë transferimit te Željezničar

Insajderi
21 January 2026 - 18:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Valon Berisha drejt Bosnjës: Mesfushori kosovar shumë pranë transferimit te Željezničar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mesfushori kosovar Valon Berisha është shumë pranë largimit nga futbolli austriak dhe pritet që për herë të parë në karrierën e tij të aktivizohet në Bosnje dhe Hercegovinë. Klubi nga Sarajeva, Željezničar, ka avancuar ndjeshëm bisedimet për transferimin e 31-vjeçarit.

Sipas burimeve të afërta me negociatat, të cituara nga Lorenzo Lepore, pas kontakteve pozitive në nivel verbal, drejtuesit e Željezničarit kanë dorëzuar edhe një ofertë zyrtare për Berishën, duke e bërë marrëveshjen gjithnjë e më konkrete.

Berisha është aktualisht pjesë e LASK-ut, me të cilin në këtë sezon ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha garat. Kontrata e tij me klubin austriak përfundon pas pesë muajsh, faktor që e lehtëson një transferim të mundshëm në afatin e ardhshëm.

Mesfushori, i cili aktivizohet kryesisht në krahun e majtë, ka një karrierë të pasur në futbollin ndërkombëtar. I lindur në Malmö, ai e ka nisur rrugëtimin profesional te Egersund dhe Viking, për t’u afirmuar më pas te Salzburgu.

Në vitin 2018, Valon Berisha u transferua te Lazio për shumën 7.6 milionë euro, duke shënuar kulmin e karrierës së tij.

Tashmë, një sfidë e re në futbollin boshnjak duket gjithnjë e më afër për mesfushorin kosovar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark