Insajderi
Lajme

Rama sulmon SPAK-un: Po mbani Erion Veliajn në burg pa prova

Insajderi
22 January 2026 - 13:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama sulmon SPAK-un: Po mbani Erion Veliajn në burg pa prova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka sulmuar SPAK-un nga foltorja e Kuvendit.

Ai i doli në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se po mbahet në burg pa prova. Mes të tjerash ai tha se SPAK është kthyer tashmë në sportel ku lihen letrat e popullit.

“SPAK është bërë si një sportel. Ka qenë një sportel pas kryeministrisë kur bënim stërvitje basteboll dhe aty shkruhej: letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK. Dhe Tony Blair keni çuar në SPAK. S’doli gjë! Tani çoni prapë Tony Blarin se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin, për të cilin janë shkruar tre volume të një romani policor, por provë për korrupsion s’nuk, s’nuk, s’nuk”,  tha Edi Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark