
Franca ka fituar një kontratë prej 34 miliard eurosh për ndërtimin e 12 nëndetëseve për flotën australianë, duke mundur kështu ofertat nga Japonia e Gjermania/
Marrëveshja që u bë e ditur nga kryeministri Malcolm Tunrbull, është më e madhja që Australia ka nënshkruar ndonjëherë për mbrojtje.
Këto nëndetëse do të ndërtohen duke përdorur material australian, dhe do të krijohen 2,800 vende të reja pune.
Në anën tjetër, Japonia e cila ishte ofertuesja e dytë më e mirë në këtë rast, ka shprehur keqardhjen se pse ky vend nuk ka fituar kontratën. Ministri i Brendshëm Gen Nakatni ka thënë se vendi i tij “do të pyes Australinë se pse ata nuk zgjodhën dizajnet tona”, njofton BBC.
Kryeministri australian mbrojti vendimin e qeverisë së tij, duke thënë se ky proces ka zgjatur 15 muaj. Sipas tij, Australia me këtë veprim do të sigurojë të ardhmen e flotës së tyre për disa dekatat e ardhshme”.
Për shkak të pozitë gjeografike, Australia ka thënë se është e rëndësishme që të ketë një flotë të fortë detare./Insadjeri.com