Insajderi
Lajme

Njoftim për konsumatorët dhe mediat – Kujdes nga mesazhet mashtruese për pagesa të energjisë elektrike

Insajderi
22 January 2026 - 18:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Njoftim për konsumatorët dhe mediat – Kujdes nga mesazhet mashtruese për pagesa të energjisë elektrike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dëshirojmë t’ju informojmë se kanë filluar të qarkullojnë SMS dhe email të rremë që pretendojnë se janë dërguar nga KEDS\KESCO, duke kërkuar pagesë për energjinë elektrike përmes linqeve të panjohura.

Ky mesazh nuk vjen nga KESCO e as nga KEDS.

Ju lutemi që të mos hapni linqe të dyshimta si ai në foto dhe të mos dërgoni asnjë informacion personal apo të pagesës.

Për çdo komunikim dhe pagesë zyrtare, përdorni vetëm kanalet tona të besueshme:
•    Uebfaqja zyrtare: www.kesco-energy.com
•    Aplikacioni: #eKesco
•    Platforma shtetërore: eKosova
•    Pikat zyrtare të arkës së KESCO
•    Bankat komerciale të licencuara
•    Institucionet mikrofinanciare të autorizuara për pranimin e pagesave

Për më shumë informata apo paqartësi, kontaktoni këshilltarët tanë përmes kanaleve zyrtare të KESCO.

Në rast se pranoni një mesazh të dyshimtë që pretendon të vijë nga KESCO, ju lutemi të njoftoni menjëherë Policinë e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark