Insajderi
Show

“Babai i Toney më donte mua”, Bia befason me deklaratën

Insajderi
23 January 2026 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Babai i Toney më donte mua”, Bia befason me deklaratën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bia Khalifa ka “shkundur” rrjetin me një mesazh të drejtpërdrejtë për babanë e Toney-t, duke treguar se llogaritë mes tyre nuk janë mbyllur brenda shtëpisë. Përmes një videoje provokuese në TikTok, Bia i drejtohet ish-banorit me fjalët: “Përshëndetje Toney, babai yt është edhe babi im”.

Ky reagim vjen si një kundërpërgjigje e fortë ndaj natës “Prime” ku babai i Toney-t hyri në shtëpi dhe doli hapur kundër saj, duke i sugjeruar djalit të afrohej me Elijonën.

Por Bia ka shkuar edhe më tej; duke iu përgjigjur një ndjekësi në komente, ajo ndezi rrjetin duke deklaruar:

“Babai i tij ishte thjesht xheloz sepse ai më donte mua”. Sipas saj, ky pëlqim i fshehur ishte arsyeja e vërtetë e ndërhyrjes së tij dhe jo mosmiratimi prindëror.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark