Insajderi
Lajme

Vetëplagoset me armë zjarri një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, policia jep detaje

Insajderi
24 January 2026 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëplagoset me armë zjarri një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtetas i Shqipërisë është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë.

Ai është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa policia në vendngjarje ka konfiskuar armën.

Policia e cilësoi veprën si “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

“Rr.Bekim Fehmiu, Prishtinë 23.01.2026-23:00. Raportohet se është vet-plagosur me armë zjarri i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku kanë konfiskuar një arme zjarri pistoletë me një karikator pa fishek. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark