Insajderi
Lajme

Një burrë sulmohet me thikë në kokë e fyt, gjendet i gjakosur në afërsi të një moteli

Insajderi
24 January 2026 - 18:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një burrë sulmohet me thikë në kokë e fyt, gjendet i gjakosur në afërsi të një moteli
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident ka ndodhur pasditen e së premtes në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një burrë është gjetur rëndë i lënduar dhe në gjendje kritike shëndetësore.

Raportohet se bëhet fjalë për një person 59-vjeçar, i cili është gjetur rreth orës 15:30 në rrugën e Pejës, në afërsi të një moteli. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave.

Në vendngjarje është konstatuar se i lënduari kishte ende shenja jete, por ishte i mbuluar në gjak. Ndihma e parë i është ofruar nga ekipi i Qendrës së Kujdesit Mjekësor Familjar, i cili më pas e ka dërguar viktimën për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se 59-vjeçari është sulmuar me mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime serioze në zonën e fytit dhe të kokës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark