Insajderi
Lajme

Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Insajderi
25 January 2026 - 22:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fasada e një ndërtesë në Fushë Kosovë ka rënë sonte pas erërave të forta.

Është drejtori i sherbimeve publike në komunën e Fushë Kosovës, Izja Mjeku, që ka kofirmuar se një person është lënduar, dhe është shkaktuar rrezike dhe për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Ai tutje thotë se ekipet e Policisë, në bashkëpunim me drejtorinë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me qytetarët kanë pastruar zonën.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, për shkak të erërave të forta”, ka thënë ndër të tjera ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark