Insajderi
Lajme

Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëmija im i vogël mund të bëhet hebre

Insajderi
27 January 2026 - 12:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëmija im i vogël mund të bëhet hebre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Harmonia fetare shqiptare u vu sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare nga Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij zyrtare në Jerusalem, vizitë së cilës mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të veçantë.

Duke folur në Knesset, në prani të homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahu, Rama theksoi rolin historik të Shqipërisë si strehë e sigurt për hebrenjtë gjatë periudhës naziste. “Askush tjetër në Evropë nuk mund të pretendojë një ‘regjistër’ kaq të pastër historikisht, pa asnjë hebre të vetëm që t’i dorëzohet nazistëve”, deklaroi Kryeministri shqiptar.

Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Knesset të hënën (26.01.2026), ku vlerësoi figurën e Benjamin Netanyahut, duke e cilësuar si një nga pesë folësit më të mirë në botë. “Mund t’ju them se gjunjët më dridhen pranë tij”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalimit, Kryeministri nënvizoi marrëdhënien historike mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke e përshkruar Shqipërinë si një “strehë” për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai iu referua edhe jetës së tij familjare, si shembull i bashkëjetesës fetare në Shqipëri:
“Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane, dy fëmijët tanë më të mëdhenj janë ortodoksë dhe më i vogli mund të zgjedhë një ditë të bëhet hebre… dhe kjo do të ishte një gëzim për ne. Familja jonë nuk është unike… Është një histori e zakonshme shqiptare. Shqiptarët festojnë së bashku ditët e rëndësishme fetare të njëri-tjetrit.”

Rama theksoi se ndihma e dhënë hebrenjve gjatë Holokaustit është një fakt historik i pamohueshëm:
“Kur të tjerët i dorëzuan hebrenjtë e tyre autoriteteve, shqiptarët i dorëzuan ata në një vend të sigurt. Kjo histori nuk është një zbukurim, është një busull që duhet ta ndjekim, nëse duam të mbetemi të denjë për dhuratën e jetës që na dha vetë Zoti dhe të krijojmë diçka të denjë për këtë dhuratë në këtë tokë, në mënyrë që fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre të mos vuajnë nesër për shkak të asaj që nuk kemi guximin të përballemi sot ose nuk mësojmë nga dje.”

Në këtë kontekst, ai kujtoi se Shqipëria ishte ndër vendet e para në Evropë që miratoi legjislacion të avancuar kundër antisemitizmit.

“Askush tjetër në Evropë nuk mund të pretendojë një ‘regjistër’ kaq të pastër historikisht, pa asnjë hebre të vetëm asnjë që t’u dorëzohet nazistëve. Dhe askush më mirë se Shqipëria nuk mund të dëshmojë për një të vërtetë të thjeshtë, se të qenit mysliman dhe të qenit antisemit nuk lidhen së bashku nga besimi në Zot, por nga tradhtia më e neveritshme e Zotit.”

Duke iu referuar zhvillimeve ndërkombëtare, Kryeministri foli edhe për përfshirjen e Shqipërisë në Këshillin e Paqes të Donald Trump, ndërsa sulmoi ashpër Hamasin, duke i përshkruar civilët palestinezë si “të burgosur” të kësaj organizate.

Në fund, Rama komentoi protestat e fundit në Iran, duke ngritur një pyetje drejtuar opinionit publik ndërkombëtar:


“Pyetja ime këtu është kjo: Si është e mundur që media botërore flet për 30,000 të vdekur në tre ditë në Iran, por nuk ka asnjë tubim në asnjë shesh në Evropë kundër Ajatollahëve që bëjnë thirrje për fundin e këtij regjimi?/Mapo.al/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark