Vjosanda Dina nga fshati Shkarashnik i Komunës së Malishevës ka ngritur akuza ndaj Hajdar Dullit, duke pretenduar se ai i ka shitur tokë që, sipas saj, i përkiste një familjari të ndjerë.
Si pasojë e kësaj çështjeje, Vjosanda dhe bashkëshorti i saj po përballen me vështirësi për ta regjistruar pronën në emrin e tyre.
Ajo që i shqetëson më së shumti çiftin, sipas Vjosandës, është fakti se disa fqinjë kanë hyrë në pronën e tyre, situatë që ajo e lidh me moshën e shtyrë të bashkëshortit dhe mungesën e trashëgimtarëve.
Nga Gjykata Themelore e Gjakovës -Dega në Malishevë i kanë thënë Insajderit se për këtë lëndë ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim procedural, pasi rasti nuk është me prioritet ligjor dhe do të trajtohet sipas rendit të pranimit dhe strategjisë së menaxhimit të lëndëve të KGJK-së.
Për më shumë detaje rreth këtij rasti, ndiqni videon në vazhdim: