Insajderi
Lajme

Shqipëri: Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Insajderi
28 January 2026 - 23:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqipëri: Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan–Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, pranë kthesës që të çon në fshatin Salari, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë.

Sipas informacioneve, tip furgon ka dalë nga rruga mbi urë dhe është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /Top Channel

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark