Insajderi
Insporti

Gavi dhe Yamal tallen me Real Madridin pas rezultateve kontradiktore të Ligës së Kampionëve

Insajderi
29 January 2026 - 09:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gavi dhe Yamal tallen me Real Madridin pas rezultateve kontradiktore të Ligës së Kampionëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona u kualifikua në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma, dhe e bëri këtë në kurriz të Real Madridit.

Fitorja 4-1 e katalunasve ndaj FC Copenhagen siguroi që rivalët e tyre të përbetuar të përfundonin jashtë tetë vendeve të para, për kënaqësinë e madhe të mbështetësve të tyre – si dhe të disa prej lojtarëve të tyre.

Pas ndeshjes, kamerat e Movistar kapën momentin kur Gavi, i cili humbi ndeshjen për shkak të një dëmtimi, vrapoi drejt fushës së Spotify Camp Nou.

Ai i tregoi Lamine Yamal diçka në telefonin e tij, të cilën shumë besojnë se ka qenë rezultati në Lisbonë, ku tregohej humbja 4-2 e Real Madridit ndaj Benficas.

https://twitter.com/BarcaTimes/status/2016637022438641910

Çfarëdo që u shfaq dukej mjaft qesharake për dyshen e Barcelonës, të cilët mezi presin të ngrenë këmbët lart për të shikuar TV ndërsa Real Madridi luan në ‘play-off’ kundër Benficës ose Bodo/Glimt.

Ndryshe, pas ndeshjes, Lamine Yamalit, iu dha çmimi MVP nga UEFA pasi shënoi një gol dhe asistoi një tjetër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark