Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten që ta shpallin Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë “terroriste”.
Këtë e bëri të ditur shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
“Çdo regjim që vret mijëra qytetarë të vet po punon drejt shkatërrimit të vet”, deklaroi ajo.
Po ashtu Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj 15 zyrtarëve iranianë për shkak të shtypjes së përgjakshme të protestave mbarëkombëtare nga vendi.
Sanksionet shtojnë presionet ndërkombëtare mbi Republikën Islamike, e cila përballet me një kërcënim për veprime ushtarake nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump në përgjigje të vrasjes së demonstruesve paqësorë dhe për shkak të ekzekutimeve të mundshme masive.
IRGC-ja është krahu ideologjik i forcave të sigurisë së Iranit. Ajo u themelua pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 me qëllim mbrojtjen e udhëheqjes klerikale dhe ruajtjen e ideologjisë islamike shiite dhe parimeve të revolucionit.
Forca vullnetare Basij, e lidhur me IRGC-në, konsiderohet gjerësisht si një ndër instrumentet kryesore për shtypjen e protestave.