Insajderi
Lajme

Në gjendje të rëndë shëndetësore – Fëmija Megzon Haliti ka nevojë urgjente për shërim jashtë vendit/FOTO

Insajderi
30 January 2026 - 15:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në gjendje të rëndë shëndetësore – Fëmija Megzon Haliti ka nevojë urgjente për shërim jashtë vendit/FOTO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ftohen të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që për aq sa kanë mundësi, të kontribuojnë për shërimin e Megzon Halitit, i cili ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit për të mbijetuar dhe për të pasur një shans për t’u rikthyer në jetë sado pak normale.

Ai ka nevojë urgjente për transferim në Itali, ku do t’i nënshtrohet një procedure gastrostomie (PEG) për ushqyerje artificiale, si dhe shtrimit në kujdes intensiv për trajtimin e bronkopneumonisë dhe dekubitit.

Fatkeqësisht, prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar këto shpenzime të larta dhe çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më afër shpëtimit të jetës së Megzonit.

Le të bashkohemi dhe t’i japim kësaj familjeje shpresën që ka aq shumë nevojë.

Për fazën e par shumë urgjente nevojitet një shumë prej 11 mijë eurosh, sipas faturës së lëshuar nga spitali në Itali.

Qytetarët mund të kontribuojnë në këtë xhirollogari: 1503011003008204 (Raiffeisen Bank, për: Shukri Haliti)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark