Sot është zhvilluar një takim i Grupit Punues Ndërinstitucional i fokusuar në çështjen e privatësisë në komunikimin publik, ku u bënë bashkë përfaqësues të disa institucioneve kyçe të vendit. Në këtë tryezë diskutimi morën pjesë përfaqësues nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës, si dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Ky takim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme institucionale për të forcuar standardet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe për të garantuar respektimin e privatësisë, veçanërisht në hapësirën publike dhe mediatike.
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur, përmes një komunikate për media, se gjatë takimit janë trajtuar disa tema me rëndësi, të cilat lidhen drejtpërdrejt me balancimin mes interesit publik dhe të drejtës për privatësi, si:
Zbatimi i Planit të Veprimit për zbatimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit nga drejtuesit e institucioneve;
Hartimi i akteve nënligjore për mbrojtjen e të dhënave personale nga Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës;
Aktivitetet e realizuara nga Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës;
Garantimi i mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve në informacionet e publikuara nga Policia e Kosovës