Insajderi
Lajme

Goditet trafiku i drogës në Doganaj-Kaçanik: Dy persona ndalohen, mbi 9 kg drogë sekuestrohen

Insajderi
31 January 2026 - 09:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Goditet trafiku i drogës në Doganaj-Kaçanik: Dy persona ndalohen, mbi 9 kg drogë sekuestrohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë -Njësia Ferizaj, në koordinim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe të ndihmuar nga njësi policore të trafikut në autostradë, më 30 janar 2026 rreth orës 20:30 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut në segmentin Doganaj-Kaçanik, nën dyshimin se me atë automjet po kryhej trafikim me lëndë narkotike.

Në veturë janë hasur dy meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

20 paketime me substancë, dyshohet të jetë marihuanë, me peshë 6.4 kg;

6 paketime me substancë, dyshohet të jetë heroinë, me peshë 3.2 kg;

Dy telefona mobil;

Një veturë.

Vlerësohet se çmimi i tregut të kësaj sasie lëndësh narkotike sillet rreth 80 mijë euro.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë ndaluar deri në 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark