Insajderi
Lajme

Nga spitali i Mitrovicës tregojnë në çfarë gjendje u pranua 36-vjeçari i plagosur që më pas u transferua në QKUK

Insajderi
01 February 2026 - 17:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nga spitali i Mitrovicës tregojnë në çfarë gjendje u pranua 36-vjeçari i plagosur që më pas u transferua në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është plagosur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicë.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa personi që mbeti i plagosur është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu tha se viktima i plagosur në këmbë fillimisht u pranua aty, por më pas u transferua në QKUK.

“Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera,  i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë”, tha ai për mediumin lokal, “Mitropol”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark