Insajderi
Lajme

Kapen në flagrancë dy serbë dhe tre shqiptarë, tentuan ta vjedhin arëtarinë në Kaçanik

Insajderi
01 February 2026 - 19:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapen në flagrancë dy serbë dhe tre shqiptarë, tentuan ta vjedhin arëtarinë në Kaçanik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më datë 01.02.2026, rreth orës 01:40, Policia e Kosovës në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren e një artarie në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Serbisë: M.M. (36 vjeç) dhe D.T. (35 vjeç), të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer veprën penale “Tentim i vjedhjes së rëndë”, raporton Gazeta Insajderi.

Po ashtu, rreth të njëjtës kohë, një patrullë tjetër policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona të dyshuar, shtetas të Kosovës: L.M. (48 vjeç), B.H. (42 vjeç) dhe R.F. (28 vjeç). Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Hetimeve, e cila ka kryer ekzaminimin e vendit dhe ka konfiskuar mjete të dyshuara të përdorura për kryerjen e veprës penale, si: shufër metalike (hebell), dana, çelësa të ndryshëm, kaçavida, një mjet i mprehtë (skalpër), si dhe doreza.

Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve janë gjetur edhe çelësat e një veture të tipit VW Caddy me targa vendore, e cila ishte e parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe përkthyesit, ndërsa dy nga ta kanë pranuar përfshirjen në rast.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për zhvillimin e procedurave të mëtejme hetimore. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark