Insajderi
Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për kanosje ndaj personit zyrtar

Insajderi
03 February 2026 - 08:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person i dyshuar për kanosje ndaj personit zyrtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht Stacioni Policor Pejë, ka njoftuar se më datë 02.02.2026, rreth orës 08:50, gjatë patrullimit, zyrtarët policorë kanë vërejtur një person të dyshuar, i cili ishte i shpallur në kërkim policor.

Sapo ka vërejtur praninë e Policisë, i dyshuari ka tentuar të largohet, mirëpo është kapur dhe arrestuar nga zyrtarët policorë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë transportit për në Stacionin Policor në Pejë, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “kanosje ndaj personit zyrtar”.

Pas intervistimit nga hetuesit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark