Insajderi
Lajme

Katër të rinj arrestohen në Fushë Kosovë, rrahin një person me mjete të mprehta

Insajderi
03 February 2026 - 09:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Katër të rinj arrestohen në Fushë Kosovë, rrahin një person me mjete të mprehta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin “lëndim i rëndë trupor”, Arrestimi është bërë mbrëmë nga zyrtarët policor Fushë Kosovës.

 Ngjarja ka ndodhur me datën 1 shkurt 2026 rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët ishte lënduar si rezultat i përleshjes.

 Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;

D. M,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

R. M,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. S,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

A. S,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndaj të  cilëve policia ka  iniciuar një hetim dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark