Insajderi
Biznes

Pestova Shpk, me produktet e saj të brendit VIPA, bëhet kompania e parë në Republikën e Kosovës që pajiset me barcodet ndërkombëtare GS1

Insajderi
03 February 2026 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pestova Shpk, me produktet e saj të brendit VIPA, bëhet kompania e parë në Republikën e Kosovës që pajiset me barcodet ndërkombëtare GS1
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pestova Shpk, me produktet e saj të brendit VIPA, bëhet kompania e parë në Republikën e Kosovës që pajiset me barcodet ndërkombëtare GS1, duke i regjistruar produktet zyrtarisht si “Republic of Kosovo” në sistemin global të identifikimit të produkteve.

Kjo u mundësua përmes GS1 Kosovo, pjesë e rrjetit botëror GS1, standardi që përdoret nga tregjet, distributorët dhe zinxhirët më të mëdhenj të shitjes në botë. Produktet VIPA tashmë janë të identifikueshme dhe të pranueshme globalisht.

Hapet rruga për eksport dhe integrim në tregjet ndërkombëtare. Kosova shënohet zyrtarisht si vend origjine në barkodet e produkteve

Ky është një hap i madh jo vetëm për Pestova Shpk, por për gjithë prodhuesit vendorë dhe për prezencën e Kosovës në tregtinë globale.

Nga Kosova – sipas standardeve botërore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark