Insajderi
Lajme

IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor të Stacionit Policor në Fushë Kosovë

Insajderi
04 February 2026 - 16:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor të Stacionit Policor në Fushë Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e  Departamentit të Hetimeve i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në Stacionin Policor të Fushë Kosovës.

Hetimet ndaj zyrtarit policor  janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Sulm” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti  do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë kurse zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark