Kryeqyteti po vazhdon të përballet me probleme elementare të higjienës. Në rrugën “Xhemë Tërnavci”, banorët janë në prag të revoltës pasi mbeturinat kanë zënë trotuaret dhe dyert e shtëpive të tyre tash e 14 ditë.
Era e rëndë dhe rreziku nga përhapja e infeksioneve janë bërë përditshmëri për dhjetëra familje që jetojnë në rrugën “Xhemë Tërnavci” në Prishtinë.
Edhe pse paguajnë rregullisht faturat e mbeturinave, kamionët e ndërmarrjes “Pastrimi” nuk janë parë në këtë lagje për më shumë se dy javë.
Banorët e kësaj rruge janë shprehur të revoltuar me neglizhencën e Komunës dhe të ndërmarrjes përgjegjëse. Sipas tyre, ankesat e tyre të përditshme kanë rënë në vesh të shurdhër.
“Kjo është e papranueshme. Jemi në vitin 2026 dhe duhet t’i lusim që të vijnë t’i marrin mbeturinat. Kemi fëmijë që kalojnë këtu për të shkuar në shkollë, mbeturinat kanë filluar të shpërndahen nëpër rrugë nga qentë endacakë,” thotë një banor i lagjes për Insajderin.
Një tjetër banore thotë se gjendja është bërë e padurueshme sidomos gjatë ditëve me lagështi.
Për më tepër ndiqni pamjet: