Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, së bashku me ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha, si dhe Yll Çollakun dhe Florent Sylejmanin, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, do të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.
Ndërkaq, për të tjerët të dyshuar është vazhduar masa e paraqitjes në stacionin policor.
Sipas Prokurorisë mes të dyshuarve kryesorë janë Sami Mazreku dhe Valon Berisha, të cilët gjatë periudhës 22 korrik 2022 – 9 tetor 2023, në pozitat drejtuese në BKS, dyshohen se kanë kryer një sërë transaksionesh bankare të paautorizuara, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Veprimet e tyre kanë qenë me qëllim që të përfitojnë ose të ndihmojnë të tjerët në mënyrë të kundërligjshme, duke përfshirë edhe pagesa të dyshimta në emër të personave të autorizuar nga të dyshuarit të tjerë.
Përveç dy të dyshuarve kryesorë, lista e të dyshuarve të tjerë ndaj të cilëve është kërkuar caktimi i masës paraqitje në stacionin policor, duke nisur nga: Agon Bardhi, Mirjetë Hoti, Arbnora Peci, Hasip Meleqi, Kushtrim Demolli, Lumunije Osmani-Sylejmani, Egzona Gashi, Trendeline Azemi-Begaj, Ariana Domniku-Çollaku, Valbone Hoxha, Shefqet Mjeku, Rilind Hasani, Leonard Rexhaj,Agim Krasniqi, Paris Starabaja, Adem Nasufi, Suad Haliti, Bajram Osmani, Enis Osmani, Megrim Zabeli, Mentor Demolli, Faton Hajdari, Fehmi Bajrami, Hana Ullak, Ariana Mehmeti-Meleqi, Muhamet Rexhepi, Naxhije Çollaku, Marigona Çollaku, Lirim Ahmetaj, Brendona Mujaj, Besiana Murati, Diellza Kabashi, Valon Duraj, Nora Muçaj, Azem Rusinovci.