Insajderi
Lajme

Intervenimi i rrallë në QKUK: Si iu hoq gjilpëra 14-vjeçares që i shkoi afër zemrës

Insajderi
07 February 2026 - 21:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Intervenimi i rrallë në QKUK: Si iu hoq gjilpëra 14-vjeçares që i shkoi afër zemrës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 14-vjeçare nga Klina dyshohet se aksidentalisht ka futur një gjilpërë në gjoks, duke i depërtuar në organet vitale.

Me probleme në frymëmarrje, vajza u pranua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në orët e para të së mërkurës. Pas ekzaminimeve të menjëhershme, mjekët konfirmuan praninë e gjilpërës brenda trupit të saj.

Mëngjesin e 4 shkurtit, një ekip i përbërë nga kirurgët torakal, specialistët e fëmijëve dhe anesteziologët kryen një ndërhyrje të gjatë dhe të ndërlikuar për të hequr objektin e huaj. Aktualisht, E.H po merr trajtim në Kirurgjinë Torakale dhe gjendja e saj është stabile.

Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe më parë. Në verën e 2024-ës, një rrobaqepëse aksidentalisht gëlltiti një gjilpërë, e cila kaloi në rrugët e frymëmarrjes dhe i rrezikoi jetën; largimi i saj u bë me bronkoskopi nga pulmulogët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark