Insajderi
Show

Luizi i flet Gimbos lidhur me raportin me Selinën: Nesër t’u baftë gruaja jote…

Insajderi
08 February 2026 - 17:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Luizi i flet Gimbos lidhur me raportin me Selinën: Nesër t’u baftë gruaja jote…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Luiz Ejlli, përgjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4, po krijon dinamika të reja tek banorët.

Ejlli ndër të tjera ka biseduar edhe me Dj Gimbon lidhur me raportin e tij me Selinën, pas insinuatave të krijuara mes saj dhe Mirit lidhur me raportin e dyshes, shkruan Insajderi.

Ish-fituesi i BBVA e ka këshilluar Dj Dimbon që raportin me Selinën ta përcaktojë vetë, pa u ndikuar nga askush.

“Po kjo është loja. Se çka do të bësh ti me të… në qoftë së realisht të uroj me qenë çfarë të duash ti. Të pëlqen, o Zot për mua nesër t’u baftë gruaja jote, u baftë femra e ëndrrave tuaja. Ta uroj me shpirt. Ama ai s’ka punë këtu. Për mendimin tim, mos merr mend prej kërkuj, gjithçka çka bën me të është e drejta jote, vetë i je afru vetë largoju. As mos pyet Luizin. Edhe vëllai yt me të ardhë (Gjesti)…”, ka thënë Ejlli.

Luizi ka pyetur edhe Gretën se nëse do të lidhej Selin me Dj Gimbon, megjithatë banorja ka thënë se s’do ta bënte një gjë të tillë.

“ E pëlqen por nuk do u lidhte sipas meje”, ka thënë ajo. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark