Kosova është e gatshme të anëtarësohet në Organizatën për Pronësi Intelektuale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova është e gatshme të anëtarësohet në Organizatën për Pronësi Intelektuale

    Insajderi
    26 April 2016 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ditën Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale, Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka thënë se e drejta e autorit dhe të drejtat tjera pronësore intelektuale janë mjet i zhvillimit kulturor, shkencor dhe ekonomik.

    “Kosova ka krijuar një sistem të konsoliduar të pronësisë intelektuale, bazuar në konventat ndërkombëtare dhe në direktivat evropiane të fushës”, ka thënë Shala, duke deklaruar se vendi tashmë është i gatshëm për të aderuar në Organizatën e Pronësisë Intelektuale.

    “Pronësia në vendin tonë është e mbrojtur më kushtetutë dhe ligj. Mbrojtja dhe zhvillimi i të drejtave është prioritet i qeverisë. Është i rëndësishëm bashkëpunimi efikas i të gjitha institucioneve. Pas hyrjes në fuqi të MSA bashkëpunimi do të jetë edhe më përmbajtjesor dhe efikas”, ka thënë Shala.

    Në të gjithë botën sot shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e të drejtës së pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e kësaj pronësie./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark