Insajderi
Lajme

Lirohet komisionerja e ndaluar për falsifikim votash në Ferizaj, avokati i saj: Nuk solli benefite për kandidatët

Insajderi
10 February 2026 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lirohet komisionerja e ndaluar për falsifikim votash në Ferizaj, avokati i saj: Nuk solli benefite për kandidatët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisionerja e ndaluar për “falsifikim të rezultateve të votimit” në Ferizaj, A.E., është liruar në procedurë të rregullt pasi ka dhënë deklaratën e parë në Policinë e Ferizajt.

Avokati i saj mbrojtës, Heroit Xhemajli, ka thënë për Insajderin se klientja e tij ka përfaqësuar subjektin politik AAK në komisionin për numërimin e votave të kandidatëve për deputet.

Sipas tij, subjekti që ajo përfaqësonte nuk ka krijuar ndonjë përfitim sa u përket kandidatëve.

“E mbrojtura ime e ka përfaqësuar subjektin politik AAK në Komisionin Komunal për numërimin e votave të kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe subjekti i saj nuk ka krijuar asnjë përfitim sa i përket kandidatëve”, deklaroi avokati Heroit Xhemajli./Gazeta Insadjeri/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark