Insajderi
Lajme

Basha: Shtyhet ora e seancës së Kuvendit për 17:00, kjo si respekt pasi gjatë asaj kohe mbrojtja ka fjalën në Hagë

Insajderi
10 February 2026 - 19:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Basha: Shtyhet ora e seancës së Kuvendit për 17:00, kjo si respekt pasi gjatë asaj kohe mbrojtja ka fjalën në Hagë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës i legjislaturës së kaluar, Dimal Basha, ka dalë me konferencë për media pas takimit me përfaqësues të partive politike.

Ai ka thënë se nesër do të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit, por do të shtyhet për ora 17:00.

Kjo për shkak se gjatë ditës në Gjykatë Speciale mbrojtja do ta ketë fjalën, dhe për respekt seanca nuk do të mbahet në atë kohë.

“Data mbetet nesër, ora ka ndryshuar, kjo ka qenë me kërkesë të nënkryatares së PDK-së Vlora Çitaku, për shkak se nesër mbrojtja në Gjykatës Speciale do të ketë fjalën e vet, në respekt të asaj që po ndodh në Hagë, mbledhja e seancës konstituive do të mbahet në ora 17:00”, ka thënë ai. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark