Insajderi
Lajme

Policia shpall në kërkim një person nga Gjakova, dyshohet për armëmbajtje dhe kanosje

Insajderi
12 February 2026 - 10:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia shpall në kërkim një person nga Gjakova, dyshohet për armëmbajtje dhe kanosje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Liridon Hajdar Podrimjën nga Gjakova, i cili konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë.

Sipas policisë, ai kërkohet për disa vepra penale, përfshirë:

  • Kanosje ndaj personit zyrtar,
  • Mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,
  • Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
  • Aktualisht i dyshuari gjendet në arrati.

“Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë policinë përmes numrit 192, adresës elektronike [email protected],
aplikacionit ‘Lajmëro policinë’, apo në stacionin policor më të afërt. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark