Insajderi
Lajme

Kurti: Besoj se kabineti i ri qeveritar do të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës

Insajderi
12 February 2026 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Besoj se kabineti i ri qeveritar do të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës tha se shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve, me punë, zell e përkushtim është privilegji më i madh që mund ta kenë dhe ta gëzojnë.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se pritjet që qytetarët kanë nga ata janë dëshmi e standardit që kanë vendosur dhe që duhet të nderohet dhe të përmbushet çdo ditë.

“Mësimet që kemi nxjerrë përgjatë mandatit të kaluar dhe përvojën që kemi fituar më bën të besojë se ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë kabineti qeveritar më i suksesshëm në historinë e re të Republikës sonë që shumë shpejt i mbush 18 vjet. Pritjet që qytetarët kanë nga ne janë dëshmi e standardit që kemi vendosur vet ne, e që duhet ta nderojmë dhe përmbushim çdo ditë”, tha ai.

Kurti tha se vitin e kaluar Kuvendi u shpërnda pa u votuar Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 882.6 milionë euro dhe tri marrëveshjet me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro, duke rrezikuar përfitimet nga ato.

“Me kuvendin e legjislaturës së 10-të të konsistuar dje dhe me votën tuaj sot po i japim Kuvendit një mundësi tjetër për t’i ratifikuar këto marrëveshje ndërkombëtare”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se sot do të riprocedohet në Kuvend Projektligji për buxhetin e vitit 2026


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark