Insajderi
Lajme

Projektligji për Buxhetin, Tahiri: Duhet me kanë supermen me analizu shpejt, s’ka urgjencë

Insajderi
13 February 2026 - 17:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Projektligji për Buxhetin, Tahiri: Duhet me kanë supermen me analizu shpejt, s’ka urgjencë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se nuk ka urgjencë për të miratuar buxhetin, pasi të enjten është miratuar vazhdimi për ndarjen buxhetore për funksionimin e shtetit.

Ai shtoi se buxheti është ai i vitit të kaluar, ka vetëm dallime në tekst.

“Nuk ka asnjë urgjencë, sepse ne dje e kemi miratuar vazhdimin e ndarjes buxhetore për funksionimin e shtetit të Kosovës. Qysh ka mundësi një deputet… duhet me kanë supërmen me analizu buxhetin e Kosovës tabelë për tabelë të vitit 2026, ja nisa me lexu në zyren time, dhe pashë që shumë me u debatu. Ky është buxhet i vitit të kaluar, vetëm në tekst kanë bërë ndryshime, ndërsa vijat buxhetore janë të njëjta”, tha Tahiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark