Mariq: Themelimi i Asociacionit nuk po përmbushet sipas marrëveshjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mariq: Themelimi i Asociacionit nuk po përmbushet sipas marrëveshjes

    Insajderi
    26 April 2016 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po ashtu, ai i tha Evropës së Lirë se “themelimi i këtij Asociacioni ishte pika e parë edhe e marrëveshjes për koalicionin qeverisës”, që Lista Serbe ka lidhur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Sipas pritjeve të përfaqësuesve të Listës Serbe, tani me përmbylljen e procesit zgjedhor në Serbi dhe sidomos pas formimit të qeverisë së re atje, mund të pritet që Prishtina dhe Beogradi mbi bazën e marrëveshjes së Brukselit të bëjnë hapin tutje drejt themelimit të këtij organi.

    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kundërshtuar ashpër nga opozita në Prishtinë e cila po e konsideron atë si hap të parë drejt ndarjes etnike dhe bosnjëzimit të Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark