Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas vendimit të menaxhmentit të RTK-së për mosvazhdimin e kontratës për dy gazetaret, Hana Martetin dhe Edina Avdiun.
“AGK-ja konsideron se mosvazhdimi i angazhimit të tyre në RTK, lidhet direkt me punën e tyre profesionale dhe mosgatishmërinë për t’iu nënshtruar presionit dhe për të bërë kompromise në raportim profesional”, thuhet në reagimin e AGK’së.
“Mosvazhdimi i kontrateve pa vlerësimin e punës i ka të gjitha shenjat e një vendimi të planifikuar më parë dhe hakmarrës për gazetaret, duke përfshirë faktin që menaxhmenti ishte në dijeni për shtatzëninë e zonjës Avdiu”, vijon reagimi.
AGK’ja ka thënë se shpreh solidaritet të plotë me koleget Marteti dhe Avdiu, si dhe do t’ju ofrojë ndihmë ligjore për sfidimin e vendimit të menaxhmentit të RTK’së. /Insajderi.org/