Insajderi
Lajme

Metraux: Po kërkoni të shpallen fajtorë për 10 akuzat por s’po kërkoni përgjegjësi individuale

Insajderi
16 February 2026 - 14:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Metraux: Po kërkoni të shpallen fajtorë për 10 akuzat por s’po kërkoni përgjegjësi individuale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjyqtari Guenael Metraux ka kërkuar sqarim nga ZPS mbi kërkesën e tyre për t’i shpallur dhe dënuar ish-krerët e UÇK-së.

“Dua të sqaroj një pikë. Në aktakuzë, ju i kërkoni trupit gjykues të shpallë fajësinë në lidhje me secilën nga 10 akuzat që ngrihen, por nuk i kërkoni trupit gjykues, të shpall fajësinë për incidentet individuale që janë relevante për akuzën. Keni më shumë se 40 vrasje të pretenduara, shpalljen e fajësisë që kërkoni ju është vetëm për pikën 8, 9 dhe 10, a e kam kuptuar drejtë?”, pyeti gjykatësi.

Prokurori i Zyrës së Kimberly West tha se pikat lidhen me këto krime siç pretendojnë ata, por që janë të bazuara në incidentet individuale.

“Po, e keni kuptuar drejtë. Pikat janë për këto krime, por krimet janë bazuara në incidente individuale dhe sigurisht që ju duhet të shqyrtoni çdo incident individual.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark