Insajderi
Lajme

Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesin e padrejtë gjyqësor kundër drejtuesve të UÇK-së

Insajderi
17 February 2026 - 20:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesin e padrejtë gjyqësor kundër drejtuesve të UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në një fjalim të mbajtur në teatrin nacional në Hagë, pritje shtetërore e organizuar nga Ambasada e Kosovës atje, tha se “17 Shkurti është datë që na nderon e forcon”.

Ai tha se nesër do të jetë pjesë e procesit gjyësor, që e quajti të padrejtë kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Përshëndetje për familjarët e të afërmit e drejtuesve tanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët padrejtësisht po gjykohen këtu në Hagë”, tha Konjufca para të pranishmëve.

“Nesër do të marrë pjesë në procesin e padrejtë gjyqësor që po bëhet kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të shprehur vullnetin tonë e qëndrimin që askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare. Për t’i treguar botës që kjo ështe vlera më sublime që ka krijuar vendi ynë dhe do ta mbrojmë”, tha Konjufca.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark