Luka Misetiq avokati i Hashim Thaçit deklaroi sot në seancën gjyqësore se ZPS nuk ka arritur të gjejë prova kundër klientit të tij dhe ka dështuar në këtë aspekt.
Misetiq deklaroi se prokuroria po kërkon nga gjykata që t’iu gjejë provat.
“Prokuroria don që ju të bëni punën e atyre, duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin por siç e thash të hënën barra e proves bie vetëm mbi ZPS dhe ata dështuan në këtë”, deklaroi avokati, raporton Insajderi.
Tutje, ai tha se mëkati më i madh në një gjykim është që të premtohet më tepër sesa paraqitet.
“ZPS e ka bërë këtë mëkat të madh ata kanë premtuar fishekzjarre, spektalël e s’kanë paraqitur asgjë. Çfarë saktësisht sipas ZPS tha Hashim Thaçi se do bënte, çfarë bëri Hashim Thaçi sipas ZPS, nuk patën fakte dhe nuk thanë asgjë. ZPS tani po ndryshon paraqitjen e provave duke u përpjekur t’i mbush boshllëqet e tyre”, theksoi mbrojtja. /Insajderi.org