Insajderi
Lajme

“Provat e bazuara në thashetheme janë vetëm një grup mbeturinash, nuk dëshmojnë asgjë se Veseli ka qenë i përfshirë në ndonjë veprimtari”

Insajderi
18 February 2026 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Provat e bazuara në thashetheme janë vetëm një grup mbeturinash, nuk dëshmojnë asgjë se Veseli ka qenë i përfshirë në ndonjë veprimtari”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rodney Dixon avokati mbrojtës i Kadri Veselit ka thënë se ZPS nuk ka asnjë përgjigje për akuzat që i kanë ngritur kundër klientit të tij.

“ZPS kur foli të hënën e përmendi pak Veselin deri në momentin kur Holing iu kthye edhe një herë trillimit të ZPS për një përpjekje të fundit për të përfshirë z.Veselin. Sipas nesh deri në këto momente nuk u tha asgjë, fjalë boshe. Nuk kanë asnjë përgjigje për akuzat që ngritën kundër Veselit”, deklaroi Dixon, raporton Insajderi.

Ai tha se ka trajtuar çdo pretendim të ZPS-së një për një edhe pse ata e pretendojnë të kundërtën.

“Ata pretendojnë se ne nuk kemi trajtuar themelsinë e akuzave të ZPS. Është akuzë e rëndë kjo sepse çka bëra une e trajtova çdo pretendim të tyre një për një.Kjo nuk është mbrojtje teknike nga ana jonë, mbrojtja mbështetet në të drejtat më themelore, të testohen prova kundër të akuzuarit duhet të ketë vlera provuese të provave që ne të kemi mundësi t’i testojmë”, tha mbrojtja e Veselit.

Dixon theksoi se gjykata nuk mund të shpallë fajësinë për një person nëse kjo shpallje fajësie do të mbështetej vetëm mbi prova të patestuara dhe thashetheme.

“Provat e bazuara në thashetheme janë vetëm një grup mbeturinash që nuk dëshmojnë asgjë se Veseli ka qenë i përfshirë në ndonjë veprimtari”. /Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark