
Kështu tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend, pasi ka priti një delegacion nga Gjermania, i kryesuar nga Johannes Schütze, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i zyrtarëve të lartë të ardhshëm policor, nga provinca veriore Rhine Westphalia.
Sipas njoftimit për medie të PK-së, Shpend Maxhuni gjatë takimit të pranishmit i njoftoi rreth bashkëpunimit policor rajonal e ndërkombëtar, migrimit ilegal, luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Nga ana e tij, Johannes Schütze falënderoi Policinë e Kosovës, në këtë rast drejtorin Maxhuni për pritjen e bërë si dhe për pasqyrimin e prezantuar të funksionimit, aktiviteteve dhe punës së Policisë së Kosovës.
Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Maxhuni dhe Schütze u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen. /Insajderi.com