Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka konfirmuar vullnetin për të thelluar bashkëpunimin me qeverinë e re të Kosovës, duke vënë theksin te zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti në rajon.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se zyrtarja Anu Prattipati është takuar me kryeministrin Albin Kurti menjëherë pas formimit të ekzekutivit.
Sipas njoftimit, marrëdhënia mes dy vendeve gëzon një potencial të madh, sidomos në fushën e tregtisë dhe tërheqjes së investimeve të huaja.
“Anu Prattipati u takua sot me kryeministrin Albin Kurti pas formimit të qeverisë së re. Marrëdhënia SHBA-Kosovë mban potencial të fortë, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke të paqes dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.