Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci gjatë ditës së djeshme në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ka votuar me dy duar kundër përkrahjes financiare për krerët e UÇK-së.
Përmes një shkrimi, ai ka njoftuar se përveç tij edhe dy deputetë tjerë të VV-së votuan kundërs.
Pos tjerash, thotë se “Vendimi final për të akuzuarit do të shpallet së shpejti, atëherë pse të jepen prapë mjete”
Shkrimi i plotë:
Sot, si anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, votova kundër kërkesës për ndarjen e 8 milionë eurove për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.
Përveç meje, kundër votuan edhe dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Vota ime ishte shumë e rendësishme.
Arsyetimi im ishte i qartë: deri më sot, për mbrojtjen e tyre janë shpenzuar rreth 36 milionë euro nga buxheti ynë.
Së dyti, ky proces është drejt përfundimit dhe shteti ynë i ka përkrahur mjaftueshëm financiarisht. Vendimi final për të akuzuarit do të shpallet së shpejti, atëherë pse të jepen prapë mjete!!!