Insajderi
Lajme

Fatos Geci i VV-së tregon pse votoi me dy duart kundër fondeve për krerët e UÇK-së në Hagë

Insajderi
20 February 2026 - 10:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fatos Geci i VV-së tregon pse votoi me dy duart  kundër fondeve për krerët e UÇK-së në Hagë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci gjatë ditës së djeshme në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ka votuar me dy duar kundër përkrahjes financiare për krerët e UÇK-së.

Përmes një shkrimi, ai ka njoftuar se përveç tij edhe dy deputetë tjerë të VV-së votuan kundërs.

Pos tjerash, thotë se “Vendimi final për të akuzuarit do të shpallet së shpejti, atëherë pse të jepen prapë mjete”

Shkrimi i plotë:

Sot, si anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, votova kundër kërkesës për ndarjen e 8 milionë eurove për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.

Përveç meje, kundër votuan edhe dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Vota ime ishte shumë e rendësishme.

Arsyetimi im ishte i qartë: deri më sot, për mbrojtjen e tyre janë shpenzuar rreth 36 milionë euro nga buxheti ynë.

Së dyti, ky proces është drejt përfundimit dhe shteti ynë i ka përkrahur mjaftueshëm financiarisht. Vendimi final për të akuzuarit do të shpallet së shpejti, atëherë pse të jepen prapë mjete!!!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark